Veshja e balerinës vë në siklet Ramën dhe Qosjen (Foto)

Tiranës i është shtuar një qendër e re tregtare, teksa qendra Toptani është hapur mbrëmë zyrtarisht. Ndërkohë në ceremoninë e hapjes ra veçanërisht në sy, pjesëmarrja e akademikut të njohur Rexhep Qosja.

Fun

03/03/2017 14:21

Një lloj kontradikte mes profilit të tij dhe qendrës tregtare duket edhe në këtë foto, shkruan Tema.

Një balerinë me tesha të shtrënguara pas trupit kryen një performancë për miqtë e lartë. Por sikleti duket qartë në vështrimet e tyre.

Akademiku Qosja përpiqet të mos shohë në drejtim të vajzës. E kryeministri Rama ka një mbledhje buzësh. Ndërkaq biznesmeni Bashkim Ulaj duket sikur ka mbyllur sytë.