Veselin e Haradinajn nuk i bashkon as nderimi për dëshmorët

Të dytë kishin një qëllim, homazhe pran shtatores së Zahir Pajazit në Prishtinë. Të dytë erdhën në të njëjtën kohë, por asesi nuk duan të flasin me njëri-tjetrin. Janë këta Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Ky i fundit theu rrugën për të mos u takuar me Veselin.

Lajme

31/01/2016 11:59

Megjithatë, ata së bashku më koleget e tyre partiakë bënë nderime para shtatores së Zahir Pajazitit, me rastin e 19 vjetorit të rënies së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit.

Homazhet në të njëjtën kohë, bënë që Haradinaj të largohet shpejt nga sheshi, duke mos folur para mediave.

Kurse, kryeparlamentariKadri Veseli tha se 31 janari vitit 1997 ishte një nga ditët më të rënda për të gjithë qytetarët tanë, pasi Zahir Pajaziti së bashku me dy Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën në një prit të pabesë kanë rënë dëshmorë.

“Njëri nga themeluesit, përkatësisht njëri prej motorëve e veprimtarëve operativ në tërë territorin e Kosovës, Zahir Pajaziti së bashku me dy themeluesit të tjerë të Kosovës, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në një prit të pabesë kanë rënë dëshmor. Ne institucionet e Republikës së Kosovës përulemi me nderim para veprës dhe sakrificës së heronjve të kombit, martirëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, në të njëjtën kohë unë si kryetar i Kuvendit, veçanërisht si bashkëluftëtar i këtyre trimave ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe jashtëzakonisht krenar që Kosova po ecë drejt forcimit të shtetësisë në të njëjtën kohë me obligim shumë të mëdha, veçanërisht me amanetin e tyre për përjetësimin e idealeve të këtyre dëshmorëve”, shtoi Veseli.

Ndërsa, Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se ky është një përvjetor i cili lidhet me një kampanjë të pushtuesit serbë për të arrestuar aktivistet e Lëvizjes Çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot është një përvjetor irëndësishëm në historinë tonë të luftës çlirimtare. Sot 19 vjet kanë rënë heroikisht tre prej figurave shumë të rëndësishëm të luftës çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha…. Ka pasur me qindra aktivist të arrestuar dhe në këtë kohë këta tre heronj ishin ata të cilët gjatë përpjekjeve për t’i arrestuar rezistuan dhe ranë dëshmor. Sot ne këtu nuk do të mund të ishim pa punën e tyre, pa punën e gjithë atyre brezave që dhanë më të shtrenjtën për lirin e Kosovës, dikush dha jetën, dikush përpjekjet e veta, mundin e dikush kaloj vite të tëra në burgje, por fatmirësisht gjithë k y mund sot po shpërblehet”, tha ai.

Homazhe kanë bërë edhe veteranë dhe qytetar të tjerë.