Veseli: Vullnet dhe angazhim për fitoren e PDK-së në Suharekë e Rahovec

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, I shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj dhe nënkryetarë të tjerë kanë takuar kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale të Suharekës dhe Rahovecit.

Lajme

13/09/2017 20:22

Në këto takime mobilizuese me strukturat e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec, kryetari i PDK-së Veseli theksoi se platforma qeverisëse e partisë që ai drejton është më e mira për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ai tha se PDK ka më së shumti kapital intelektual për të hartuar e zbatuar projekte që hapin perspektivën dhe zhvillimin e Komunave të Kosovës.

Veseli ftoi kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale që të dalin në çdo shtëpi e lagje dhe të shpalosin vizionin dhe platformën qeverisëse të PDK-së.

“I kënaqur me mobilizimin dhe gatishmërinë e kandidatëve për Kryetarë Komunash dhe kandidatëve për Kuvendet Komunale në Suharekë dhe Rahovec. Platforma qeverisëse e PDK-së për zhvillimin e komunave është më e mira dhe garanton perspektivë për qytetarët”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook pas vizitës në degët e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec.

kadri1 kadri2 kadri3