Veseli: Vlerat e grave udhëheqëse të institucioneve model për shoqërinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim gratë udhëheqëse nëpër institucionet e sigurisë së vendit.

Lajme

18/12/2018 12:45

Ai ka falënderuar për punën e mirë që po bëjnë duke thënë se ato janë model për shoqërinë.

“Asnjë institucion në Kosovë nuk mund të jetë efikas në punën e vet, nëse detyrat dhe përgjegjësitë udhëheqëse nuk ndahen mes burrave dhe grave”, ka thënë Veseli në një postim në Facebook.

“Sot takova gratë udhëheqëse nëpër institucionet e sigurisë së vendit tonë. I falënderova për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe po bëjnë. Vlerat dhe përkushtimi i tyre janë model për shoqërinë tonë”, shtoi ai.