Veseli viziton babain e dëshmorit Xhavit Demaku në përvjetorin e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka vizituar familjen e dëshmorit Xhavit Demaku në 19 vjetorin e tij.

Lajme

08/04/2018 12:22

Gjatë vizitës në fshatin Abri, Veseli është pritur nga Haxhi Demaku, baba i heroit Xhavit Demaku i cili po ashtu gjithë djemtë e tij i kishte pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Statusi i plotë i Veselit:
Mbrëmë isha për vizitë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhavit Demaku. Me bacën Haxhi, ndamë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999, kur e gjithë Kosova mes jetës e vdekjes po luftonte për liri. Ato ditë, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në frontet e betejave. Në luftimet e 7 prillit do të bie dëshmor Xhevat Demaku, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Dhimbja ishte e madhe për bacën Haxhi e nënën Qamile, por edhe më e madhe forca shpirtërore për t’u dhënë vullnet djemëve të tjerë e shokëve të tyre për të vazhduar luftën e lavdishme të UÇK-së deri në çlirim. Falë kësaj force shpirtërore ne ja dolëm.