Veseli: Vendimmarrja për ministrat është e PDK-së dhe jo e individit

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka pas mbledhje të kryesisë, por mbledhje të kolegeve të kryesisë.

Lajme

02/10/2018 12:31

“PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve. Vendimmarrja do të jetë vetëm e PDK-së dhe jo individuale. Do respektojmë institucionet brenda partisë”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se kthimi i tij nga Britania ka qenë i natyrshëm dhe nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë.

Veseli ka treguar se ka takuar ministrin Abelard Tahiri dhe është njoftuar me situatën duke ka shtuar se vendimmarrja në lidhje me këtë çështje do të jetë e tij.

Tutje, i pari i PDK-së ka vlerësuar punën e ministrit Tahiri duke thënë se është ministër i cili nuk ka pasur asnjë aferë korruptive./Lajmi.net/