Veseli: Vendimi për largimin e uzurpatorëve pati sukses

Kryetari i Kuvendit tha se kur e ka kërkuar një gjë të tillë ka pasur edhe zëra skeptikë se kjo është vështirë e realizueshme. Por ai, tha se tanimë rezultatet janë parë.

Lajme

12/08/2016 21:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se vendimi i tij për ndaljen e uzurpimit të pronave publike dhe largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore është një shembull i cili ai tha se duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet që të punojnë për të mirën e vendit.

Kryetari i Kuvendit tha se kur e ka kërkuar një gjë të tillë ka pasur edhe zëra skeptikë se kjo është vështirë e realizueshme. Por ai, tha se tanimë rezultatet janë parë.

“I përgëzoj punonjësit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit që e kanë kryer punën e duhur dhe sot kemi pronat shoqërore duke u liruar dhe kjo do të vazhdojë deri në lirimin e pronës së fundit. Unë kam kërkuar që edhe në Pallatin e Rinisë të shikohen të gjitha problemet sepse e dimë të gj9ithë se edhe aty ka probleme. I inkurajoj dhe e kanë mbështetjen e parezervë AKP-ja që ta vazhdojë punën e mirë të nisur në këtë drejtim”, tha Veseli në një intervistë në RTK.