Veseli: Ushtria e Kosovës garantuese e stabilitetit në rajon – Lajmi.net
Veseli: Ushtria e Kosovës garantuese e stabilitetit në rajon
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 19:58, 6 December 2018
Ushtria e Kosovës do të krijohet më 14 dhjetor 2018, që koincidon më 14 dhjetorin e viti 1998 ku ra dëshmorë heroikisht Mujë Krasniqi i njohur si Komandant Kapuçi bashkë me 36 luftëtarët e tij në kufirin shqiptaro-shqiptar pas një prite nga forcat policore serbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherë ka bërë me dije se më 14 dhjetor do të krijohet ushtria e Kosovës e cila do të jetë ushtri e paqes.

“Kjo është ditë e paqes, ditë që shënon edhe ditën ku kanë rënë edhe dëshmorët e Kosovës. Do të jetë gëzim për të gjithë, për Kosovën e rajonin, ushtria do të jetë ushtri e paqes”, tha Veseli në një intervistë për RTK-në.

Sipas tij Kosova do të intensifikojë marrëdhëniet me IOWA në shumë fusha. “Kosova do të jetë kontribuuese e paqes, Ushtria e Kosovës është garancë për stabilitetin e Kosovës e rajonit. Ne nuk duam konflikt, Serbia duhet të kuptojë se ushtria e Kosovës është e paqes”, tha Veseli.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO