Veseli uron shtetin francez

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar shtetin dhe popullin francez në Ditën e Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë.

Lajme

14/07/2018 23:03

Përmes një urimi në faqen e tij në Facebook, kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar rolin e shtetit francez në formësimin e demokracisë.

Postimi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:

Njëra nga demokracitë më të afirmuara dhe më të konsoliduara në botë feston datëlindjen. Themelet e saj edhe sot përbëjnë vlera bashkëkohore për të cilat popujt kanë nevojë. Urojmë popullin francez në këtë ditë të shënuar historike.