Veseli uron për Bajram, thotë se kjo festë përfaqëson vlerat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës duke shprehur se kjo festë e shenjtë përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve.

Lajme

12/09/2016 12:01

Ai sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Kryeparlamentari Veseli u prit nga drejtues të BIK-ut, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shenjtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve.” është shprehur Veseli.

Kryetari Veseli në takim uroi që kjo ditë të sherbejë për të afruar më shumë njerëzit me njëri-tjetrin dhe për të shtuar solidaritetin ndaj njerëzve në nevojë, duke larguar përçarjet dhe urrejtjen.