Veseli tregon për momentet me Art Kurtin në serialin “O sa mirë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e Art Kurtit, i cili është gjetur i vdekur sot.

Lajme

24/04/2018 14:57

Veseli i cili ka qenë pjesë e serialit “O sa mirë” në  cilësinë e të ftuarit ka thënë se me Art Kurtin ka pasur moment të jashtëzakonshme.

Ai në facebook ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ka qenë tejte pikëllues.

“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Veseli.

Kurti është gjetur i vdekur nga policia në një veturë, ndërsa që dyshohet si mund të ketë vërë vetëvrasje./Lajmi.net/