Veseli thotë se PDK do të përkrah projektet e Bekim Jasharit nga niveli qendror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar qytetin e Skenderajt në kuadër të fushtës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

21/09/2017 13:01

Vesli ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë vërejtur ndryshimet që janë bërë nga PDK. Ai ka thënë se PDK do të përkrahë të gjitha projektet e kandidatit të pavarur Bekim Jashari.

“Qytetarët në Skënderaj i kanë prekur vetë ndryshimet pozitive që kanë ardhur me PDK-në. Bashkë i kemi prirë luftës çlirimtare, pavarësisë, shtetndërtimit dhe po i prijmë integrimit euroatlantik. Çdo projekt të kryetarit Bekim Jashari, PDK do ta realizojë me përkrahjen e qeverisë qendrore”, ka shkruar Veseli ne facebook./Lajmi.net/