Veseli thërret për pastrimin e Kosovës, jo fjalë romantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që nesër të përkrahet iniciativa për pastrimin e Kosovës.

Lajme

23/05/2016 19:40

Ai ka deklaruar se “atdhedashuria e vërtetë dëshmohet pikërisht me kësilloj vepra konkrete dhe jo me fjalë romantike boshe”.

Postimi i Veselit:

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën 2016” që fillon nesër dhe që organizohet nga Let’s do it Kosova meriton të përgëzohet dhe përkrahet nga të gjithë. Organizatorët përfaqësojnë modelin më të mirë të shoqërisë civile të mbështetur në vullnetariat dhe përgjegjësi sociale. Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjese e kësaj nisme fisnike dhe patriotike. Atdhedashuria e vërtetë dëshmohet pikërisht me kësilloj vepra konkrete dhe jo me fjalë romantike boshe. Ne jo vetëm duhet që ta pastrojmë Kosovën por duhet të ngrejmë lartë vetëdijen qytetare dhe përpiqemi që edhe ta mbajmë të pastër. K.V