Veseli: Thaçi president nga vota e popullit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të zgjidhet president i vendit në mars të vitin 2016 nga vota e popullit. Këtë e ka thënë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme

16/05/2015 11:59

Këto komente i dyti i PDK-së i ka bërë në Kuvendin e IV-të Zgjedhur të Gruas Demokratike, transmeton Gazeta Tribuna.

Thaçi me marrëveshjen për bashkëqeverisje mes PDK-së  dhe LDK-së, parashihet që në postin e presidentit të vendit të vije në mars të vitit të ardhshëm, por nga ajo se çfarë ka deklaruar Veseli, posti i presidentit më nuk duket se do të jetë pjesë e pazareve politike.

Kosova në Kushtetutën e saj është Republikë Parlamentare, ku presidenti zgjidhet nga Kuvendi, që nënkupton se për tu zgjedhur presidenti i vendit nga votat e popullit do duheshin ndryshime kushtetuese.