Veseli takon disa nga ambasadorët, flasin për krizën politike (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po zhvillon sot takim me disa nga ambasadorët e shteteve përkrahëse të pavarësisë së Kosovës (Quint-it).

Lajme

11/02/2016 12:22

Takimi i parë është bërë me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, për të vazhduar më pas me atë të Norvegjisë, Jan Braathu dhe me të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, raporton lajmi.net.

12696427_10207671481817462_475639341_o

Takimet e Veselit me disa nga ambasadorët e shteteve të Quint-it po bëhet në kohën kur kriza politike po thellohet dita e ditës, marr parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta mes partive opozitare dhe atyre në pushtet.

Temë diskutimi, siç mëson lajmi.net, është gjetja e një zgjidhje për kalimin e kësaj krize politike. Përderisa partitë në Opozitë VV-AAK-Nisma po kërkojnë që sa më shpejtë të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme, partitë në pushtet, PDK dhe LDK sugjerojnë forma tjera. /lajmi.net