Veseli takon artistët: Rritja e pagave një premtim i mbajtur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot punonjësit e institucioneve kulturore, të cilëve u janë rritur pagat për 50 %.

Lajme

07/11/2018 15:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se rritja e pagave është një premtim i mbajtur për artistët.

Pas takimit me ta, ai ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, transmeton lajmi.net.

“Pagat e punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nga ky muaj janë rritur për 50 për qind. Premtimi i dhënë është mbajtur. Vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor mund të arrihen rezultate në punë dhe në ngritjen e nivelit të krijimtarisë kulturore. Përgëzoj Ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, për kujdesin ndaj artistëve, por edhe për përkushtimin për investime në infrastrukturën kulturore”, ka shkruar ai në një status në Facebook. /Lajmi.net/