Veseli takoi dhjetëra të rinj që iu bashkuan PDK-së

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar dhjetëra të rinj që iu kanë bashkuar këtij subjekti politik.

Lajme

18/11/2018 19:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot dhjetëra të rinj të cilët i janë bashkuar kësaj partie.

Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë t’i japë rinisë rol të madh në drejtimin e vendit, shkruan lajmi.net.

“Dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan sot Partisë Demokratike të Kosovës. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe jam shumë i lumtur kur shoh dëshirën e tyre qe të marrin përgjegjësi. Krenar, po ashtu, me rininë që ndjek qëllimet e veta dhe nuk dorëzohet. Dekada e Re është platforma e të gjithëve, për të sjellë ndryshime të mëdha në vend, për t’i dhënë rinisë edhe më shumë rol”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/