Veseli takoi Çavuşoğlu: Turqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovës.

Lajme

20/10/2018 11:47

Vesli ka thënë se Turqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Turqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe në fusha të tjera. Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu diskutuam edhe për mundësitë e thëllimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Lajmi.net/