Veseli takohet me Ramën dhe komunitetin shqiptaro-amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Washington, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Lajme

14/04/2016 15:16

“Në vazhdën e vizitës në Uashington DC, isha i nderuar të takohem me Komunitetin shqiptaro-amerikan, në kuadër të organizimit ‘Storiet e suksesit të Shqiptaro-Amerikanëve’, takim ky i organizuar në zyrat e Kongresit Amerikan”, ka shkruar Veseli, transmeton lajmi.net

“Përveç që njoha shumë shqiptaro-amerikanë nga profesione të ndryshme, gjithashtu kisha një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, ka shtuar kreu i Kuvendit. /lajmi.net

Veseli