Veseli sjellë në Prishtinë ministrat e jashtëm dhe kryeparlamentarët nga Amerika Latine

Përveç iniciativës për të ndërtuar një grup parlamentar miqësor të deputetëve të vendeve të ameriko-latine dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, ai e ka cilësuar si arritjen më të madhe gjatë vizitës së tij, projektin e organizimit në Prishtinë të një takimi të rëndësishëm mes ministrave të jashtëm dhe kryeparlamentarëve të kësaj zone me homologët e tyre të Ballkanit.

Lajme

22/03/2015 00:07

“U dakorduam që vitin e ardhshëm Kosova të jetë vendi mikpritës i një samiti të nivelit të lartë mes Amerikës Latine, vendeve të Karaibeve dhe vendeve të Ballkanit dhe diskutuam për hapat që duhen ndërmarrë për ta bërë këtë aktivitet të mundur”, ka thënë Veseli.