Veseli shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

10/12/2018 16:54

Pas takimeve të shumta në institucione të rëndësishme amerikane, Veseli sot ka bërë homazhe tek varrezat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Me këtë rast i pari i Kuvendit, shprehu mirënjohjen më të lartë për ushtarët e rënë.

“Nderime në Varrezat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohje e përhershme për të gjithë ushtarët amerikanë që dhanë jetën për paqe në botë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Lajmi.net/