Veseli shkon në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot Polacin e Skenderajt ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë.

Lajme

21/06/2018 18:18

“Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre”, shkruan Veseli.

Sipas tij, e gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun.

“I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës”, shprehet ai.