Veseli sërish ecje në bjeshkë, takon edhe të rinj pasionant të ‘hiking’ (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli është parë edhe këtë vikend duke ecur bjeshkëve të Kosovës.

Lajme

17/03/2018 17:40

Veseli i cili njihet për pasionin e tij për të kaluar vikendet duke ecur bjeshkëve të Kosovës, të shtunën ka takuar edhe të rinj pasionant të ‘hiking’ të cilët kanë kaluar çaste relaksi së bashku.

Veseli ecjen e ka bërë tek rajoni i liqeve të Vasilevës.

Edhe kësaj here, Veseli ka dalë në ecje me mikun e tij, Ferat Shala. /Lajmi.net/