Veseli: Serbia po hesht për të pagjeturit, por ne nuk i harrojmë

Sot Kuvendi po mbanë seancë të jashtëzakonshme për të pagjeturit.

Lajme

27/04/2018 10:41

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Serbia ende po vazhdon ta heshtë punën e të pagjeturve, por që theksoi se Kosova nuk do t’i harrojë.

Veseli tha se fshehja e krimeve dhe integrimi evropian nuk shkojnë bashkë.

“Por ne nuk harrojmë, as nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Serbia duhet ta ketë të qartë se fshehja e krimeve dhe aspirata për integrim evropian nuk shkojnë bashkë. Drejtësia nuk mund të anashkalohet asnjëherë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Sipas tij, është obligim i Kosovës që të punojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Vetëm drejtësia i shëron plagët e të kaluarës e jo harrimi i tyre. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona që të ndriçohet fati i qytetarëve tanë të pagjetur. E kemi obligim të domosdoshëm ndaj të kaluarës dhe të ardhmes sonë”, ka thënë Veseli në hapje të seancës. /Lajmi.net/