Veseli: Së shpejti përfundon drama e demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se shpejt do të përfundojë votimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

14/03/2018 18:45

Veseli e ka quajtur dramë demarkacionin, duke shtuar se janë në fillim të fundit që demarkacioni të kalohet.

“Koha është të përfundoj drama e shënimit të kufirit, me një vend partner të NATO-së. Shumë shpejt do të jemi vendimmarrje, kam thirru për koncesus, dhe do të ishte mirë që grupi i deputetëve të pavarur janë për ta votuar shënimin e kufirit. Jemi në fundin e kësaj drame. Shënimi i kufirit duhet të përfundojë, është për të mirën e Kosovës”, ka thënë Veseli./Lajmi.net/