Veseli: Së bashku me Haradinajn do ta transformojmë Kosovën

Në një takim me qindra të rinj në Prizren, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shpalosur disa nga pikat e platformes së Fillimit të Ri për rininë.

Lajme

26/05/2017 11:47

Rinia, tha ai, dëshiron të shoh një shtet të fuqishëm dhe të zhvilluar ekonomikisht. E për të ta bërë këtë, theksoi Veseli duhet punuar të gjithë. Veslei tha se lidershipi krijohet duke u përballë me sfida dhe duke tejkaluar ato.

“Kosovës i duhet një transformim ekonomik”, deklaroi Veseli, duke ftuar të rinjtë që të punojnë për këtë gjë, raporton lajmi.net.

Veseli ka thënë, se së bashku më mikun e tij të luftës, kandidatin për kryeministër nga koalicioni, Ramush Haradinaj do të punojnë për të ardhmen dhe të mirën e vendit. /Lajmi.net/