Veseli: Rinia do të ketë rol aktiv në Dekadën e Re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përcjellë nga afër procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës.

Lajme

20/04/2018 16:45

Veseli të premten vizitoi të rinjtë e PDK-së në Skenderaj ku u prit nga qindra të rinj që janë përfshirë në zgjedhjet e reja të Partisë Demokratike në këtë komunë.

“Me Rininë Demokratike në Skënderaj, e cila këto ditë po zhvillon një proces të suksesshëm zgjedhor. Rinia e mrekullueshme që kemi, vajza dhe djem me potencial të jashtëzakonshëm, do të ketë rol aktiv në Dekadën e Re dhe mundësi për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme. Bashkë, do të bëjmë PDK-në më të fortë dhe Kosovën më të mirë”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook. /Lajmi.net/

30741369_10216835947708944_2167020333243039744_n 30710307_10216835948108954_1469157653098790912_n 31081343_10216835948188956_801226673054810112_n 31081660_10216835948508964_8891759106579234816_n 30743939_10216835948748970_2750470655194431488_n 31052254_10216835948668968_3448028555869421568_n 31054974_10216835949148980_2263011727027208192_n 30741369_10216835947708944_2167020333243039744_n