Veseli pritet nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij në Tiranë, me takimin radhës që zhvilloi me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Lajme

21/02/2017 16:31

Kryetari Veseli ka falenderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë, transmeton lajmi.net

Shpëtim Idrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar qe pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ngjarje kjo të cilën ai e konsideroi më të rëndësishmen për popullin shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. /Lajmi.net/