Veseli: Presim me kënaqësi të punojmë me Donald Trump

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka uruar presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

Lajme

09/11/2016 15:01

Ai ka shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj Clinton, e cila, siç shkruan ai, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën.

Postimi i plotë i tij:

Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshiroj të përgëzoj presidentin zgjedhur. Z. Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme. Po ashtu shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj.. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën. SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore. K.V./Lajmi.net