Veseli: Pozita do të del nga Kuvendi në rast të skenarëve të dhunës (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në sallën e legjislativit nuk do të ketë dhunë, pasi, sipas tij, këtë nuk do ta lënë partitë e pozitës.

Lajme

01/10/2015 12:42

Ai gjatë një konferencë për media të mbajtur në objektin e Kuvendit, ka thënë se përpjekjet e paritve opozitare që të krijojnë tensione në sallë, nuk do të kenë efekt, pasi që pozita do të tërhiqet nga salla.

“Nuk do të ndodhin skenarë të dhunës në Kuvend, pasi që do të jetë pozita që do ta lëshojë sallën para opozitës”, ka thënë Veseli.

“Si kryetar i Kuvendit po bëjë përpjekje që të tejkalohet kjo situatë që kjo foltore të jetë zë i gjithë qytetarëve”.

“Dua të theksoj një mesazh, nuk do të lejojë që Kuvendi të shndërrohet në teatër, nuk është e dinjitetshme”, tha ai.

Ai garantoi se do të vazhdohet puna e Kuvendit, dhe do të gjenden të gjitha opsionet që demokracia të mos ketë krizë.

“Nuk do të lejojmë që një parti të imponojë vullnetin e shumicës”, përfundoi ai./lajmi.net.

YouTube player