Veseli: Policia e Kosovës, shembull edhe për rajonin

Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka qenë më e angazhuar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli beson se ky institucion mbetet më i besueshmi sa i përket ofrimit të sigurisë në Kosovë

Lajme

06/09/2016 13:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kardi Veseli me rastin e përvjetorit të 17-të  të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se, Policia e Kosovës është shembull edhe për rajonin.

“Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit. Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim. Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në facebook. /Lajmi.net