Veseli përshëndet opozitën (Video)

Në mungesë të kuorumit mund të dështojë mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

28/04/2016 10:35

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se në sallë janë vetëm 52 deputetë, gjë që pamundëson mbajtjen e seancës. Megjithatë, ai kërkoi 10 minuta pauzë, për të vazhduar pastaj me seancën në rast se numri i deputeteve pas pauzës do të jetë më i madh.

“I përshëndesim opozitën me 52 vet, nuk kanë pas nevojë të hedhin gaz lotsjellës me 52 vet”, tha ai.

YouTube player