Veseli për takimin me Trumpin: Serbisë i dhamë mesazh (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është udhëheqësi i parë në rajon që ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajme

22/02/2017 23:00

Kreu i Kuvendit ka thënë se shteti amerikan do vazhdojë të mbështesë fuqishëm vendin tonë.

Veseli i ka komentuar edhe deklaratat e medieve serbe, që kanë thënë se Veseli i ka dhënë shuplakë krerëve të Serbisë me takimin me presidentin Trump

“Nuk duhet të konsiderohet shuplakë për shtetin tonë fqinj serb, por që duhet të konsiderohet në rend të pari si mesazh dhe se duhet të jenë korrekt”, ka thënë Veseli për Tribuna Channel.

YouTube player