Veseli për sulmet në Francë thotë se kanë lënduar zëmrat e të gjithëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në Paris, vendosi buqeta me lule tek Ambasada e Francës në Prishtinë.

Lajme

14/11/2015 12:15

Me këtë rast Veseli në emër të Kuvendit të Kosovës, përmes ambasadores Maryse Daviet, u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Kryetari Veseli i gjatë bisedës me ambasadores Daviet tha se është sulmuar një mik i madh i Kosovës

“Këto sulme barbare kanë lënduar zëmrat e të gjithë neve, sepse një mik i madh i Kosovës, Franca është sulmuar, por vlerat mbi të cilat bazohet Franca dhe ne popujt tjerë që i ndajmë këto vlera franceze, qëndrojnë të palëkundura përgjithmonë”, u shpreh Veseli thuet në komunikatën e Kuvendit.

Veseli shtoi se  “Liria dhe të drejtat e njeriut do të fitojnë edhe këtë betejë me terrorizmin e motivuar nga fanatizmi fetar, ashtu sikurse i fituan edhe betejat me fanatizmat e shekullit të kaluar, fashizmin e komunizmin”, transmeton lajmi.net

homazhet te amb franceze 1

Ambasadorja Daviet nga ana e saj falënderoi kryetarin Veseli për ndjenjat e solidaritetit që ai dhe populli i Kosovës po shprehin në këto momente të rënda për popullin francez.