Veseli: PDK ka forcën për të marrë vendime të mëdha për vendin

Vendi ynë ka nevoje për fabrika dhe te gjithë jemi te vetëdijshëm për nevojën e punësimit të të rejave dhe rinjve tanë. Kështu tha nder të tjera, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në tubimin elektoral në Prizren.

Lajme

22/09/2017 18:16

Ai foli edhe për veprimet që qeveria, në të cilën është edhe PDK-ja

“Jemi ne momentet e fundit te ndërmarrjes se reformave ekonomike konform platformës sonë te ndërtuar ne zgjedhjet nacionale. Janë kërkesat e ndërmarrëseve për zgjerim te veprimtarive te tyre, si parakusht i rritjes se numrit te te punësuarve, qe do te merren parasysh ne këto vendime tona për reforma administrative, fiskale dhe doganore”, theksoi ai.

“Partia Demokratike të Kosovës do te jete shtëpia dhe dera e hapur për gjithë njerëzit e ndryshimeve te mëdha, sikurse kemi bërë edhe në  kaluarën . Askush nuk mund te na ndale forcën tonë ne rrugën tone te zhvillimit, forcimit te rendit dhe ligjit dhe përmirësimit te jetës se qytetarit tone. Partia jonë është ajo që ka treguar gjithmonë se ka forcën për t’u ndryshuar që ti përgjigjet më mirë kërkesave të qytetarëve. Që ka dëshmuar përherë se ka forcën për të ndryshuar vendin dhe për t’iu prirë ndryshimeve të mëdha”, ka deklaruar Veseli.