Veseli: Pas Ushtrisë, ofensivën e Serbisë do ta ndalim edhe me dialog

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se të gjitha procedurat kanë shkuar në rregull dhe se mbajtja e seancës në ora 14:00 është legjitime.

Lajme

15/12/2018 11:26

Tutje, ai deklaroi se pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara me dialogun për ta ndalur Serbinë.

“Pas Ushtrisë, Kosova po ec përpara. Sot kemi seancë për dialogun, konkretisht ndalimin e ofensivës së Vuçiqit e Serbisë për t’u paraqitur të moderuar para bashkësisë ndërkombëtare. Ne shkojmë në dialog e nuk i frikësohemi atij. Do të na njoh Serbia nga ky proces i dialogut, dhe do të arrijmë të marrim ulëse në OKB. Do t’i japim dritë jeshile dialogut. Procedurat kanë shkuar të gjitha në rregull”, tha Veseli.