Veseli: Partneritetet shtetërore nuk duhen rrezikuar nga veprimet e personave të papërgjegjshëm

Zëvendëskryetari i Partsë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli I shoqëruar nga anëtarët tjerë të Kryesisë, gjatë ditës së sotme qëndruan në komunën e Rahovecit, ku u takuan me strukturat  e PDK-së në këtë komunë.

Lajme

26/01/2016 20:59

Veseli në këtë takim tha se Rahoveci do të jetë prioritet, vend ky ku buka hahet me djersë.

Ai foli  edhe për ecuritë politike në vend, duke theksuar nevojën e unitetit dhe vazhdimësinë e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në.

kv3

“Vendi jonë ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim, e jo të akuzohen luftëtarët si tradhtarë dhe të bëhen ofendime nga më të ndryshmet. Për Kosovën është I nevojshëm vazhdimi I partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këto parneritete nuk duhen rrezikuar nga veprimet e personave të pandërgjegjshëm të politikës”, tha mes tjerash Veseli.

kv2

Në fund ai uroi edhe zgjedhjen e kryetar të PDK-së, Hashim Thaci, president të Republikës së Kosovës, sic tha ai nga muaji shkurt i këtij viti.

kv

Nënkryetari I PDK-së, Memli Krasniqi tha se viti 2016 do të jetë vit I fuqishëm në skenën politike, por edhe vit I bereqetshëm për fermerët e vyeshëm të Rahovecit. “Për Partinë Demokratike të Kosovës, bujqësia ka qenë prioritet qysh nga qeverisja e parë në krye me Hashim Thacin dhe ministrin e mëparshëm të bujqësisë, e tash e keni edhe përkrahjen e kryetarit Idriz Vehapi”, theksoi Krasniqi./lajmi.net