Veseli: Opozita gati na qorrojë për tri vjet me gaz lotsjellës dhe gurë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Klinë.

Lajme

28/05/2017 15:45

Ai atje u ka bërë thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë sa më shumë që vendimet të mos varen nga serbët.

Sipas tij opozita për gjatë gjithë mandatit ishte gati “t’i qorrojë” deputetët me gaz lotsjellës dhe gurë, duke mos qenë të aftë të marrin vendime.

Veseli gjatë këtij takimi gjithashtu shpalosi programin e Fillimit të Ri, ku premtoi zhvillim ekonomik, dhe përkrahje të bizneseve.

Lideri i PDK-së gjithashtu e theksoi edhe njëherë përkrahjen për gruan, duke qenë i vendosur për fuqizimin e këtyre të fundit.

Ai tha se koalicioni PDK-AAK-NISMA është në të mirë të qytetarëve.