Kadri Veseli nuk i dorëzohet presioneve të Kelmendit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh pretendent kryesor për marrjen  e postit të të parit të këtij subjekti, Kadri Veseli, e falënderon ish anëtarin e kësaj partie Ramiz Kelmendin për kontributin që ka dhënë deri më sot.

Lajme

29/04/2016 23:07

Veseli pa e komentuar më shumë dorëheqjen e Kelmendit nga kjo parti, thotë se bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen, raporton lajmi.net.

“Sonte u njoftova për vendimin e deputetit Ramiz Kelmendi për t’u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. E falënderoj për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme. Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kelmendi vazhdimisht dhe hapur kishte shprehur dëshirën e tij që ta marr postin e zëvendëskryeministrit, gjë të cilën pavarësisht kërcënimeve drejtuar PDK-së, nuk e arriti./Lajmi.net