Veseli: Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve të zhdukur.

Lajme

30/08/2018 17:25

Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Serbia, vazhdon të heshtë për fatin e të zhdukurve shqiptarë.

“Vitet po kalojnë, por plagët e rënda të luftës ende rëndojnë jetën e shumë e shumë familjeve tona. Një prej këtyre plagëve janë mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve shteti përgjegjës,- Serbia, vazhdon të heshtë, madje edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve.  Por, ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë. Drejtësia për ta ka për t’u vendosur”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.