Veseli ngushëllon familjen e ish-deputetit, Agim Kikaj

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Kikaj me rastin e vdekjes së ish-deputetit Agim Kikaj.

Lajme

19/05/2017 14:38

“Me hidhërim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Agim Kikaj.Deputeti i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Agim Kikaj, me punën e tij ka dhënë kontribut të çmueshëm, duke u dalluar për urtësinë dhe pozitivitetin e treguar gjatë gjithë kohës”.

“Humbja e më të dashurit tuaj, ka prekur jo vetëm familjen tuaj, por të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës dhe institucionet e saj. Ju lutem të nderuar familjarë, pranoni ngushëllimet e mia, të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për këtë humbje të madhe. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e tij të ngushëllimit