Veseli nesër takon ambasadorët gjermanë, italianë e francezë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kadriVeseli, vazhdon takimet me ambasadorët e vendeve të Quintit. Pas tre ambsadaorëve që takoi sot, nesër do të takojë edhe tre të tjerë.

Lajme

11/02/2016 16:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë edhe neser takimet me ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë.

Derisa sot ai pati takim me ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, nesër do të takojë një nga një edhe ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Francës, raporton lajmi.net.

Kabineti i kryekuvendarit ka njoftuar se takimet e Veselit me diplomatët perëndimorë në Kosovë, do të realizohen duke nisur nga ora 11:00, kur do të takojë Ambasadoren gjermane, Angelika Viets.

Pas saj, në orën 13:15, Veseli do të pres në takim ambasadorin Italian,  Andreas Ferrarese, kurse në orën 14:00, do të takojë ambasadoren franceze, Maryse Daviet.

Intensiteti i takimeve me diplomatët perëndimorë  me Kryekuvendarin Kadri Veseli është shtuar  shumë gjatë ditëve të fundit.

Kjo pasi vendi pritet që së shpejti të hyjë në procesin e zgjidhjes së Presidentit të ri të vendit./lajmi.net