Veseli: Nëse Haradinaj s’bëhet kryeministër, as unë s’do të jem kryetar i Kuvendit

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, i rizgjedhuri për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit nëse i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk bëhet kryeministër. “Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe…

Lajme

08/09/2017 16:20

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, i rizgjedhuri për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit nëse i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk bëhet kryeministër.

“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli.