Veseli në Prizren, flet për tolerancë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në takim me deputetët e komuniteteve në Prizren, tha se toleranca dhe respektimi i ndërsjellë,  ka fuqizuar subjektet politike.

Lajme

31/05/2016 18:52

Ai takoi  deputetët e komunitetit turk dhe boshnjak, që vijnë nga regjioni i Prizrenit.

Kryetari Veseli, bashkëbisedoi me  deputetët e komuniteteve dhe vuri në dukje vlerën e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit duke theksuar se kjo vlerë e Prizrenit është edhe vlerë e vendit tonë.

“Kjo vlerë e tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë, tashmë ka fuqizuar edhe subjektet tona politike në nivel lokal dhe qendror”, tha Veseli.

“Andaj, qëllimet tona të përbashkëta për mirëqenie ekonomike, shtet ligjor dhe integrimit euro-atlantik, me këtë lloj bashkëpunimi, realizohet më shpejtë dhe më sigurt”./lajmi.net