Veseli në BIK fton qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit që e pati me myftiun Naim Tërnava në Bashkësinë Lokale të Kosovës ftoi të gjithë qytetarët që ta duan njëri-tjetri më shumë, sepse vetëm kështu mund të ecë vendi përpara.

Lajme

25/06/2017 11:26

Veseli, pos që ka uruar Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë, ai tha se kjo ditë është e madhe dhe ditë e veçantë, ditë e mëshirës dhe bamirësisë.

Ndërkohë, ai ftoi qytetarët e Kosovës që ta duan dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse sipas Veselit, vetëm kështu vendi mund të ecë përpara.

“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, tek mirësia, tek dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli, duke shtuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre./Gazetaexpress