Veseli: Mijëra të rinj po i bashkohen Dekadës së Re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkëbisedoi sot me disa të rinj, që janë bërë pjesë e strukturave drejtuese të rinisë nëpër komuna të ndryshme. Ai ka biseduar me ta për vizionin e ri të PDK-së dhe për hapësirën që të rinjtë do ta kenë në parti.

Lajme

31/05/2018 14:13

Veseli ka theksuar se me Dekadën e Re, rinia do të ketë rol edhe më të madh në udhëheqjen e subjektit por edhe qeverisjes në vend.

“Vullneti dhe entuziazmi për Dekadën e Re po shtrihet gjithandej Kosovës. Mijëra të rinj po bashkohen në misionin tonë të ri, në Dekadën e Re për një transformim ekonomik të vendit”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të PDK-së.

Image may contain: 3 people