Veseli merr pjesë në shënimin e Ditës kombëtare të Francës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar, në 228 vjetorin e saj, ngjarjen që ishte pikë kthese në Revolucionin Francez, atë që njihet si ‘Dita e Bastijës’ në Francë.

Lajme

14/07/2017 22:18

Përmes një publikimi në Facebook, Veseli ka thënë se kjo ditë i ofroi njerëzimit vlera si liria, barazia e vëllazëria, dhe shtoi se pikërisht këto vlera përbëjnë ura miqësie mes Francës dhe Kosovës.

“Në përvjetorin e 228 të sulmit të njohur si Dita e Bastijës në Paris, sot kujtojmë vlerat që i ofroi kjo ditë njerëzimit, Lirinë, Barazinë, Vëllazërinë. Këto vlera ishin burim i fuqishëm inspirimi për popujt dhe shtetet ndër shekuj, andaj këto vlera edhe janë ura të pashkëputshme miqësie të përbashkët, në mes të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli.