Veseli me urim të veçantë për formimin e Ushtrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka publikuar një video urimi nëpërmjet së cilës ka sjellë emocionet dhe etapat nëpër të cilat ka kaluar formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 19:52

Në këtë video të Veselit paraqiten etapat e transformimeve që nga krijimi i UÇK-së, transformimit në TMK, FSK dhe në fund vendimit të Kuvendit për formimin e Ushtrisë.

Prej sot, gatitu! e ka titulluar Veseli videon e postuar. /Lajmi.net/