Veseli me propozim konkret në Kryesi: Të votohen se bashku rezoluta e opozitës dhe ekipi negociator

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka prezantuar para anëtarëve të Kryesisë propozimin e tij për gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e dialogut Kosovë Serbi.

Lajme

06/09/2018 14:47

Burime  të lajmi.net, brenda Kryesisë së Kuvendit tregojnë se Veseli propozoi që dy pikat e ngritura, rezoluta e opozitës dhe ekipi negociator i propozuar nga Qeveria të futen në një rezolutë të përbashkët dhe të votohen më një seancë të përbashkët.

“Propozoj që pika e rezolutës së opozitës por edhe propozimi i qeverisë për ekip negociator të përmblidhen në një dokument të përbashkët dhe të votohen më seancë ku do të merrnin pjesë pozita dhe opozita. Kështu do të dilnim të bashkuar si përfaqësues politik dhe kjo do ta forconte pozicionin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

LDK ka dale kundër propozimit. /Lajmi.net/