Veseli me Drejtorin për Zgjerim të BE-së: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni – Lajmi.net
Veseli me Drejtorin për Zgjerim të BE-së: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 18:30, 14 February 2018
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim, Christian Danielsson, drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm si dhe Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në Strategjinë për Zgjerim të BE-së.

Veseli i njoftoi zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, hapat që ka bërë dhe që po bënë Kosova në rrugën e saj të integrimit, duke përmbushur kriteret e parapara në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit.

Kreu i Kuvendit potencoi vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën evropiane dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që ajo ka para vetes.

“Agjenda evropiane mbetet prioritet yni, për të cilin kemi konsensus të plotë brenda spektrit politik. Kosova do të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe është duke bërë reformat e nevojshme në këtë drejtim”, tha Veseli.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Christian Danielsson, tha se Kosova ka perspektivë të sigurt për tu bërë pjesë e familjes evropiane dhe Strategjia e Zgjerimit ka konfirmuar gatishmërinë e BE-së për t’i ofruar Kosovës bashkëpunim dhe mbështetje në rrugën e saj integruese.

Fjalët kyçe: BE, Evropa, Veseli

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals